Për Tearcën tonë dhe tearcalinjtë!

Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura. Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.

Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij, që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë, që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq, që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë, që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di. E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button