Edhe Orana jep dorëheqje

Edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, njëherësh bartës i Listës së kësaj partie për deputet në Njësinë e parë zgjedhore, Idriz Orana, ka ofruar dorëheqje. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Orana është shprehur se nuk e pranon dorëheqjen e kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, ndërsa ështe shprehur se fajin për humbjen më 11 dhjetor nuk e ka lideri i partisë, por ata që kanë votuar LSDM-në, njofton KOHA.

“Pas lajmit për dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, për mua si kryetar i Degës së Çairit është e papranueshme akti i dorëheqjes për shkak të rezultatit zgjedhor të 11 dhjetorit 2016. Fajin duhet kërkuar tek ata shqipfolësit që e kanë votuar shkaun-zaevistin dhe që janë shndërruar në puthadorë e servil të tyre. Nuk pranoj Kryetar aspak dorëheqjen tënde për shkak se dikush apo demokracia e do ashtu ….sepse disa individë, të cilët me vite Ju etiketojnë dhe i shtrembërojnë  faktet në adresën tuaj, e në këtë mënyrë ata i mashtronin, helmoni shqiptarët me rrenat e tyre, na sollen në këtë derexhe, të njëjtit këta figura të ‘mëdha’ dolën në sipërfaqe dhe fytyra e tyre e vërtetë u vërejt më në fund cili ka qenë qëllimi, apo detyrat që kanë pasur këta njerëz e AJO është për t’ju diskredituar juve dhe familjen e PDSH-së. Në këto momente kur shqiptarët gjenden në buzë gremisë, Ju jeni e vetmja figurë që mund të na drejtoni NEVE – anëtarëve dhe simpatizuesit e PDSH-së si dhe gjithë shqiptarët në këtë vend. Në asnjë çast nuk kam dyshuar se Ju keni qenë dhe  jeni  zëri dhe mbrojtësi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoni… Atëherë edhe unë- IDRIZ ORANA, kryetar i Degës së Çairit, JAP DORËHEQJE”, shkruan Orana. Ndryshe, Idriz Orana nuk arriti të zgjidhet deputet i PDSH-së në Njësinë e parë zgjedhore. Ai është këshilltar i PDSH-së në Qytetin e Shkupit, ndërsa njihet si njëri nga zërat e vetëm opozitar të PDSH-së në Çair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button