Kurbin, grabitësi plagos policin

20-vjeçari Aldi Lleshaj e grabiti mjetin “Porche Cayenne” rreth orës 09:20 minuta, afër Kryqëzimit të Arbërisë. Teksa po largohej me mjetin luksoz, i riu i doli para një postblloku të policisë lokale, të cilit nuk i ndaloi, shkruan Top Channel.

Patrulla iu vu nga pas dhe në ndjekje e sipër, Lleshaj ka hapur zjarr në drejtim të automjetit të uniformave blu. Nga të shtënat me pistoletë, efektivi Nikolin Gjergji mbeti i plagosur në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital, ndërsa me të marrë informacion mbi ngjarjen e rëndë, në drejtim të Kurbinit u nisën nga Tirana forcat speciale RENEA si dhe një helikopter i policisË.

Pasi rrethuan zonën, forcat RENEA, të ndihmuara edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, rrethuan autorin e dyshuar, e plagosën në këmbë dhe më pas e arrestuan. Edhe ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës nën masa të rrepta sigurie dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, fatmirësisht edhe efektivi Nikolin Gjergji ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi rikoshet që e preku në mollëzën poshtë syrit të djathtë, nuk i shkaktoi plagë të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button