Vrasja e Almirit, Prokuroria themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën për vrasjen e Almir Aliut më 25 qershor të këtij viti. Alsat M mëson se aktakuza ndodhet për vlerësim në Këshillin Penal. Vepra është kualifikuar si vrasje, dhe si e tillë, për të parashikohet dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm. Prokuroria Themelore e dorëzoi aktakuzën në 3 ditët e fundit para skadimit të afatit gjashtë mujor. Në rast se aktakuza nuk do ishte hartuar brenda kësaj periudhe, i akuzuari Boban Iliç do të mundej të lirohet nga paraburgimi, për shkak të skadimit të afatit të parashikuar me ligj për paraburgosjen.

Por, nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Kumanovës do të presë edhe raportin mjekësor me të cilin do të vërtetohet nëse i akuzuari Boban Iliç ka qenë në gjendje normale psikike dhe fizike gjatë kryerjes së aktit ose jo.

Pala mbrojtëse kishte kërkuar hetimin neuropsikiatrik në llogari të të dyshuarit për vrasjen, pasi Boban Iliç ishte mbrojtur gjatë marrjes në pyetje, se në momentin kur ka kryer aktin, nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike. Avokati i Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit Boban Iliç.

“Bazuar në të gjitha dëshmitë materiale, e posaçërisht në video incizimin që doli në publik, vërehet edhe mënyra edhe motivi i kryerjes së aktit jo njerëzor. Aty nuk ka pasur motiv për të shtypë për vdekje vetëm të ndjerin Almir Aliu por edhe prindërit e tij”, tha Asmir Alispahiç, avokat.

Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25 qershorit. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliç e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit. Ende nuk dihen motivet zyrtare, por referuar deklaratave të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, aktit i ka paraprirë një zënkë mes babait të Almirit dhe Boban Iliçit, bashkë më vëllain e tij Bojan Iliç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button