Ukrainë: Ish-udhëheqësi ka bërë vetëvrasje për ta evituar arrestimin

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainëës, Yuriy Lutsenko, thotë se ish-zëvendës shefi i kompanisë shtetërore të naftës, Naftogaz, ka bërë vetëvrasje, disa momente para se hetuesit të hynin në shtëpinë e tij në rajonin Vinitsija, transmeton REL.

Prokurori tha sot se autoritetet besojnë se personi, Hennadiy Yuryev, ndaj të cilit po zhvilloheshin hetime për dyshime lidhur me përvetësim, e ka vrarë vetveten për ta evituar arrestimin.

Yuryev ishte në këtë detyrë të lartë në Naftogaz në periudhën 2010 – 2014, kur president i Ukrainës ishte Viktor Yanukovich.

Yuryev dhe ish-udhëheqësit e tjerë të Naftogazit ishin nën hetime për dyshime për përvetësim të afro 450 milionë eurove.

Rezultatet e autopsisë që e konfirmojnë vetëvrasjen e Yuryevit nuk janë shpallur ende.

Sipas prokurorit Lutsenko, Yuryev ia doli t’i shmanget arrestimit, pak kohë pasi nga protestat, presidenti i atëhershëm, Viktor Yanukovich, u përmbys në shkurt tëë vitit 2014, duke e falsifikuar vdekjen e tij dhe në mënyrë skerete është vendosur në rajonin Vinistija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button