Savchenko është dëbuar nga delegacioni i Ukrainës në PACE

Parlamenti i Ukrainës e ka dëbuar deputeten, Nadia Savchenko, nga delegacioni i këtij vendi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), transmeton REL.

Prej 324 deputetëve të pranishëm në seancën e sotme, gjithsej 237 deputetë e mbështetën largimin e Savchenkos nga delegacioni.

Ky vendim u bë tetë ditë pasi Partia e Atdheut ka shpallur se Savchenko, ish-pilote ushtarake, e cila afro dy vite i kaloi në një burg të Rusisë, ka paraqitur dorëheqje nga kjo parti në fund të muajit tetor.

Një ditë para kësaj, Savchenko i ka konfirmuar raportet e mediave se ajo në Minsk ishte takuar me liderët e dy grupeve separatiste të mbështetura nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës. Partia Atdheu e ka akuzuar atë se ka zhvilluar “negociata me terroristët”.

Savchenko i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se ajo ishte takuar me liderët separatisë për të diskutuar për mënyrat për lirimin e ukrainasve, që mbahen nga separatistët, dhe ka shprehur përkushtim për vazhdimin e përpjekjeve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button