Është shkelur një këmbësor në Prilep

Banori 66 vjeçar nga Prilepi J.D ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i ka marrë kur automobili “Folfagen Golf” e ka goditur atë dje pasdite në Prilep.

Policia njoftoi se aksidenti rrugor ka ndodhur dje në orën 16:15 në Prilep në rrugën “Aleksandar Makedonski” kur atë e ka goditur një “Folsfagen Golf” i drejtuar nga J.M (57) me targa të Prilepit.

Në aksidentin rrugor këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën mjekësore Prilep, ku në orën 17:00 ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i SP Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button