Kërkesat e gabuara elektronike në Kadastër do të korrigjohen

Avokatët, noterët, përmbaruesit, gjeodetët dhe komunat nga tani kanë mundësi që në kërkesat elektronike që i parashtrojnë deri në Kadastër nëse bëjnë gabim ta përmirësojnë atë në afat prej 24 orëve.

Me risinë e vendosur prej dje, drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, në konferencë për shtyp theksoi se shfrytëzuesit profesionalë do t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe kohën sepse paraprakisht kërkesa për shkak të një gabimi është refuzuar dhe është dashur sërish të dorëzohet në Kadastër.

“Sendërtimi i ri në sportelin elektronik, i vendosur në vitin 2014, mund të kryejë plotësim nëse bëjnë gabim teknik gjatë parashtrimit të lëndës në rrugë elektronike, pastaj gabime teknike, dokumente, të cilët janë bazë juridike për ndryshim në kadastër, gabime teknike në të dhënat përshkruese të përmbajtura në elaboratin gjeodet, si dhe kur do të kryejnë pagesë jo të mjaftueshme të kompensimit”; sqaroi Tërpeski.

Theksoi se gabime më të shpeshta janë bërë në kompensimin e paguar dhe sipërfaqen e përgjithshme të parcelave kadastriale.

Me risinë, shfrytëzuesi profesional është i detyruar që në afat prej 24 orëve në rrugë elektrike t’i mënjanojë gabimet teknike, pasi që paraprakisht gjatë zgjidhjes së lëndës personi zyrtar nga kadastra është i detyruar në rrugë elektronike ta njoftojë shfrytëzuesin profesional me theksim të saktë të gabimeve teknike në kërkesën e parashtruar me elektronike.

Me kadastrën në mënyrë elektronike janë ndërlidhur 732 shfrytëzues profesionalë dhe ky numër, siç është theksuar në konferencën për shtyp, rritet vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button