Brukseli propozon zgjerimin e unionit doganor midis BE-së dhe Turqisë

Bashkimi Evropian sot kumtoi se ka propozuar zgjerimin e marrëveshjes për unionin doganor midis BE-së dhe Turqisë, të dakorduar në vitin 1996.

Siç njofton TASS, Eurokomisioni informoi se ka kërkuar nga Këshilli Evropian t’i japë mandatin për fillimin e negociatave me Turqinë për zgjerimin e marrëveshjes për unionin doganor, i cili funksionon për 20 vjet.

Sipas Eurokomisionit, “zgjerimi i marrëveshjes” duhet ta përfshijë precizimin e normave bilaterale të cilat kanë të bëjnë me rregullimin dhe tregtinë me produktet bujqësore, si dhe dispozitat për sektorin për shërbime dhe rezervat shtetërore.

Në kumtesën e Komisionit theksohet se kjo nismë del nga fakti që dispozitat e marrëveshjes aktuale “gjithnjë e më pak janë në pajtim me nevojat e sotme”.

Turqia është partneri tregtar i pestë për nga madhësia i BE-së, pas SHBA-së, Kinës, Zvicrës dhe Rusisë. Këmbimi i përgjithshëm tregtar vjetor midis vendeve anëtare të BE-së dhe Turqisë është rreth 140 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button