Gazetarët e AFP-së e zgjodhën Donald Trampin si personalitetin më me ndikim në vitin 2016

Sipas përzgjedhjes së gazetarëve të agjencisë së lajmeve AFP, presidenti amerikan Donald Tramp është personaliteti më me ndikim në vitin 2016, e pastaj pasojnë presidentët e Rusisë dhe Turqisë – Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.

Për përzgjedhjen kanë votuar të gjithë gazetarët e agjencisë franceze nga të gjitha redaksitë në mbarë botën.

Pothuajse 300 gazetarë kanë votuar për personalitetet nga lista e propozuar nga 30 persona, të cilët janë përzgjedhur nga redaktorët e redaksive të ndryshme të agjencisë, ndërsa të cilët si emra më shumë janë përmendur në lajmet e tyre.

Vendi i katërt i takon Hilari Klintonit. Pastaj pasojnë ish-lideri i partisë UKIP, Nejxhel Farazh, presidenti sirian Bashar al -Asad, presidenti amerikan Barak Obama, papa Françesku, muzikanti Bob Dillan dhe zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button