Pakoja me çokollata që acaroi marrëdhëniet Kroaci – Slloveni

Ministria sllovene e Punëve të Jashtme ia ka kthyer Ambasadës së Kroacisë në Lubjanë dhuratën e Vitit të Ri që ishte një pako me çokollata të Krashit, duke e vlerësuar si “një provokim të pa imagjinuar”.
Ambasada kroate në Slloveni, njofton “Tv N1”, u ka dërguar bashkëpunëtorëve të vet sllovenë me punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kabinetit të kryeministrit Miro Cerar dhe atij të kryetarit Borut Pahor, një pako çokollata si dhuratë të fundvitit.

Gazeta sllovene Dnevnik.si, shkruan se politikanët sllovenë u shfaqqën jo edhe aq të lumtur me dhuratën që kanë marrë dhe e konsideruan një provokim që nuk mund të merret me mend.

Siç njoftohet, në mbështjellësen e pakos me çokollata të Krashit, ka qenë një hartë e pjesshme kroate në të cilën shkruante “Pozdrav iz Hrvatske” (Përshëndetje nga Kroacia).

Por, kur hapej kutia, në anën e brendshme të kapakut binte në sy pjesa tjetër e hartës kroate dhe kufiri ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë i bërë në mes të Gjirit Piran.

Meqë kufiri ndërmjet këtyre dy shteteve ende nuk është përcaktuar, MPJ e Sllovenisë ia ka kthyer bonbonierën Ambasadës së Kroacisë të futur në qese me mbishkrimin “I Feel Slovenia” (Unë e ndjej Slloveninë), raporton Insajder.

Diplomatë sllovenë nuk kanë dashur të komentojnë rastin për të mos përkeqësuar marrëdhëniet ndër fqinjësore, por disa janë pyetur, se si do ta vlerësojnë shtetet e BE-së provokimin e kroat derisa rreth kufirit po pritet e vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button