I dyshuari mohon implikim në sulmin në Berlin

Burri i dyshuar për sulmin e djeshëm në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, mohon çfarëdo qoftë implikimi në incident, deklaruan burime anonime nga shërbimi gjerman i sigurisë.

I dyshuari 23-vjeçar Naved B. është refugjat, me siguri nga Pakistani, i cili para një viti ka arritur në Gjermani dhe ka jetuar në qendër për refugjatë në Berlin.

Burime anonime nga forcat e sigurisë deklaruan se Naved B. ka shfrytëzuar dy pseudonime dhe ka qenë i njohur për policinë për vepra të vogla, por nuk dihet nëse ka qenë i ndërlidhur me islamin radikal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button