APEL PËR NDIHMË: Nëna e vetme 30 vjeçare ka nevojë për ju që t’i rris pesë fëmijët (VIDEO)

Me kushte të vështira elementare, por nën krahët e ngrohta të së ëmës 30 vjecare, 5 fëmijë po i kalojnë me vështirësi ditët e acarta të dimrit. Qerimi dhe Muhameti 12 vjeçarë, Ebu Bekri 11 vjeçar, Eminja 7 veçare si dhe Esra 6 vjeçare sfidojnë humanizmin te njerëzit, njofton Portalb.mk.

Familja skajshmërisht e varfër jeton në një shtëpi të vjetër në Lagjjen Hasanbeg të Shkupit. Ndërsa kushtet iu bënë edhe më të tmerrshme pas përmbytjeve nga vërshimet në gusht të këtij viti.

30 vjeçarja, Hanumsha Serati është nënë e vetme e papunë, që detyrohet t’i pastrojë shtëpitë e huaja për pak para. Para këto që nuk i mjaftojnë për t’ua përmbushur fëmijëve nevojat elementare, si: nevojën për ushqim, veshmbathje dhe nevojën për mjete shkollore. Andaj ajo apelon për ndihmë: “Le të na ndihmojë kush ka pak mëshirë, të paktën për fëmijët!”

Shoqata humanitare “Eurohuman” ka marrë përsipër të grumbullojë ndihmat që qytetarët do të dhurojnë për familjen Serati. Mund të dhuroni gjithçka që dëshironi, qoftë ushqim, veshmbathje ose të holla.

EUROHUMAN-INTERNACIONAL
Adresa shoqates: Pitu Guli No:4 Skopje
Iban code-account: No:MK 07250001003059942
Swift code: INSBMK22
Adresa SPARKASE BANKA MAKEDONIJA A.D. Skopje,Ul.Makedonija 9-11 Skopje. (MKD) 250-0010030599-42 SPARKASE BANKA MAKEDONIJA

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button