Kjo është dëshira e Stallones nëse punon në qeverinë Trump

Sylvester Stallone ka thënë se është i lajkatuar nga raportimet në media se Donald Trump mund t’i ofrojë një post në kuadër të fushës së artit – porse atij do t’i pëlqente një rol që t’u ndihmojë veteranëve.

Mediat kanë raportuar se presidenti i zgjedhur i SHBA-ve mund ta përfshijë aktorin legjendar në kabinetin e tij, ndërsa nga postet e përmendura është ai i kreut të Shoqatës Kombëtare të Arteve. Në një deklaratë, ikona e filmave si Rambo e Rocky ka theksuar se ndjehet jashtëzakonisht i entuziazmuar që emri i tij është përmendur për këtë post.

Megjithatë, dëshira e tij është që të merret me çështjet e veteranëve amerikanë. “Mendoj se do të isha më i efektshëm duke ngritur vëmendjen kombëtare te personeli i kthyer ushtarak, në përpjekje për gjetur një punësim fitimprurës, banim të përshtatshëm dhe ndihmesë financiare për heronjtë që e meritojnë”, ka deklaruar Stallone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button