Sulmi nё Berlin: Policia supozon veprim me dashje (FOTO)

Policia supozon veprim me dashje nё rastin e kamionit qё mёsyu nё njё treg Krishtlindjesh nё Berlin, shkruan DW.

12 tё vdekur dhe 48 tё plagosur, disa syresh rёndё – ky ёshtё deri tani bilanci i ngjarjes nё Berlin, ku njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz.

Hetuesit e ngjarjes nё Berlin supozojnё se drejtuesi i kamionit qё u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat duke shkatuar dhe tё vrarё e tё plagosur, e ka bёrё kёtё qёllim me dashje.

Deutschland Anschlag mit LKW auf Weihnachtsmarkt in Berlin (Reuters/F. Bensch)

Ky njoftim u tha nga policia pёrmes twitterit. Nё mesazh thuhet edhe se kemi tё bёjmё “ndoshta me njё atentat terrorist”. Hetimet i ka marrё pёrsipёr Prokurori i Pёrgjithshёm Federal.

Policia njofton se ёshtё arrestuar njё i dyshuar si drejtues i kamionit. Ndёrsa personi tjetёr nё kabinёn e kamionit me targa polake ka gjetur vdekjen gjatё ngjarjes.

Deutschland Anschlag mit LKW auf Weihnachtsmarkt in Berlin (Reuters/P. Kopczynski)

Sfondi dhe pёrmasat e plota tё ngjarjes nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin Charlottenburg janё ende tё paqarta. Njё regjistrim i drejtpёrdrejtё me video nё faqen e facebook tё gazetёs “Berliner Morgenpost” tregon stendat e shkatёrruara nё tregun e Krishtlindjeve nё kishёn e Kujtimit (Gedächtniskirche), dёgjohen njё sёrё automjetesh tё policisё.

Deutschland Anschlag mit LKW auf Weihnachtsmarkt in Berlin (Reuters/F. Bensch)
Deutschland Neun Tote und viele Verletzte auf Berliner Weihnachtsmarkt (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button