Zaev u takua me ambasadorin Bejli, ja çfarë biseduan

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me nënkryetaren, Radmilla Sheqerinska dhe sekretarin gjeneral, Oliver Spasovski, sot është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.

“Shumica e qytetarëve në Maqedoni, kanë zgjedhur ndryshime në zgjedhjet parlamentare. Shumica e vullnetit qytetarë patjetër duhet të  respektohet. Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeveri e cila do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryetari Zaev.

Kryetari i LSDM-së, theksoi se institucionet janë të obliguara të punojnë në shërbim të qytetarëve.

“Qytetarët janë ndarë për jetë më të mirë, për liri, për demokraci. Ajo që qytetarët nuk ranë pre e manipulimeve dhe provokimeve në ditët e fundit, është edhe një vërtetim se shoqëria është e pjekur për ndryshim. Këto ditë që po vijnë do të tregojnë se proceset demokratike kanë filluar në Maqedoni, tanimë askush nuk mund t’i ndalojë”, deklaroi Zaev.

Zaev në takim me ambasadorin Bejli, gjithashtu theksoi se është e zgjuar vetëdija dhe se ajo është e rëndësishme dhe çelësi i perspektivës dhe  stabilitetit të Maqedonisë, në të cilën vjen jeta për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button