Kush udhëheqë me Gjykatën Administrative?

Partitë politike LSDM dhe VMRO-DPMNE dje, përpara tejkalimit të afatit (mbrëmë, në mesnatë), deklaruan se do të dorëzojnë padi deri te Gjykata Administrative për një pjesë të vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pas ankesave për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Gjykata Administrative, sipas nenit 150 nga Kodi Zgjedhore, pasi që t’i pranojë paditë, ka afat prej 48 orëve që të vendosë për të njëjtat, gjë që për detyrë do ta kenë 5 gjykatës të cilët do të zgjidhen përmes shortit, njofton Portalb.

Sipas paragrafit 3 nga i njëjti nen i Kodit Zgjedhor, Gjykata Administrative mundet ta konstatojë ose ta ndryshojë vendimin e KSHZ-së.

Mes tjerash, Gjykata Administrative është kompetente edhe për “ligjshmërinë e akteve individuale të sjella në procesin zgjedhor dhe në aktet individuale për zgjedhjet, emërimet dhe për shkarkimet e bartësve të funksioneve publike, nëse ajo është e ndarë me ligj, por edhe për aktet për emërime dhe shkarkime të zyrtarëve udhëheqës shtetëror, nëse më ndryshe nuk është ndarë me ligj”.

Gjykata Administrative momentalisht ka 27 gjykatës dhe kryetari i Gjykatës.

Jetmire Ajdini-Boshnjaku
Jetmire Ajdini-Boshnjaku

Kryetare e Gjykatës është gostivarasja Jetmire Ajdini-Boshnjaku e cila në këtë funksion është zgjedhur në vitin 2013. Më parë, ajo ka punuar si gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 (2008-2011) dhe në Gjykatën e Apelit Shkup (2013-2013).

Zëvendëskryetare është manastirasja, Vesna Jovanovska. Ashtu siç mund të shihet nga biografia e saj zyrtare në ueb-faqen e Gjykatës Administrative, ajo nuk ka pasur praktikë gjyqësore, gjegjësisht nuk ka punuar si gjykatëse përpara se të zgjidhet për gjykatëse në këtë Gjykatë, në vitin 2011. Si pjesë e biografisë së saj është e shkruar, mandati si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në periudhën 1998-2002.

Përndryshe, LSDM ka dorëzuar 4 padi deri te Gjykata Administrative, VMRO-DPMNE-ja 1 padi kundër vendimit për pranimin e ankesës së Lëvizjes BESA për vendvotimin numër 0396/1, në Komunën e Gostivarit, ndërkaq Lëvizja BESA nuk ka dorëzuar asnjë padi, pasi që nuk beson në pavarësinë e Gjykatës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button