Shkupi largon sulmuesin Khalil Lambin

Skuadra e FC Shkupi tani më disa ditë ka lëshuar në pushim të futbollistët, ndërsa stafi teknik dhe kryesia kanë filluar që të punojnë në gjetjen e përforcimeve të reja, për të cilët sigurisht se skuadra nga Çairi ka shumë nevojë, e sidomos për një sulmues i cili do të përmirësonte golaverazhin e klubit.

Pak ditë pasi skuadra ka shkuar në pushim, është liruar nga shërbimet e sulmuesit francez, Khalil Lambin i cili në afatin e verës kishte ardhur si përforcim i madh nga liga e dytë belge, por pritmtshëmrit e skuadrës ishin të mëdha, ndërsa Lambin arriti që të shënojë vetëm një gol, edhe atë në kuadër të Kupës së Maqedonisë ndaj Akademia Pandev dhe një gol tjetër në një ndeshje miqësorë ndaj Makedonija Gj.P. Sipas burimeve të Portalb.mk, mësojmë se Lambin është ka marrë ofertë nga skuadra Hamillton Academical që garon në Premier Ligën e Skocisë.

FC Shkupi në sezonin pranveror kishte sulmin më të dobët, duke shënuar vetëm 10 gola në 18 javët e zhvilluara. Nga ekipi bardhekaltër kanë paralajmëruar grumbullimin e parë për përgatitjet e sezonit pranveror me 5 janar. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button