Zjarr në makinën e Flor Mumajesit (FOTO)

Një automjet në një parking nëntokësor në kryeqytet u përfshi nga zjarri pak para mesnate. Mjeti mësohet se i përket këngëtarit të njohur Florian Mumajesi, ndërsa dyshohet se janë dëmtuar edhe mjete të tjera që ndodheshin në parking.

Si pasojë e flakëve të shumta dhe tymit të madh, policia dhe zjarrfikëset evakuuan të gjithë banorët e pallatit pranë “Sheshit Wilson”, transmeton Top Channel.

Zjarri rrezikoi të përhapej edhe më tej, ndërsa policia ka nisur hetimet. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, ndërsa hetimet do të fokusohen në këtë drejtim.

Policia pritet të sekusetrojë kamerat e sigurisë së disa bizneseve, por edhe vetë parkingut për të zbardhur ngjarjen.

20161219084042726

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button