KS i OKB voton për një rezolutë të re për Alepon

Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë një propozim të hartuar nga delegacioni francez për dërgimin e monitoruesve në Alepo për të vëzhguar dhe raportuar rreth evakuimit nga zona e rrethuar në qytetin sirian, njofton REL.

Agjencitë e lajmeve citojnë diplomatët të thonë se Këshilli pritet të mblidhet mëngjesin e 18 dhjetorit sipas orës amerikane, megjithë rezistimin e treguar nga Rusia e cila ka të drejtë vetoje dhe që në luftën e Sirisë e përkrahë presidentin sirian, Bashar al Assad.

Evakuimi nga zonat e pakta nën kontrollin e rebelëve në Alepon lindore janë ndaluar më 16 dhjetor, ndërsa për fajtorin janë hedhur akuza e kundër nga palët ndërluftuese.

Reuters raporton se draft rezoluta kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, që të “ridërgojë stafin për çështje humanitare të OKB-së që edhe ashtu gjendet në terren për të kryer monitorim neutral dhe adekuat, vëzhgim dhe raportim të drejtpërdrejtë të evakuimit nga zonat e rrethuara të Alepos dhe për të mbrojtur civilët brenda Alepos”.

Draft rezoluta gjithashtu i kërkon Banit që të raportojë tek Këshilli rreth implementimit të rezolutës brenda pesë ditësh pasi të jetë miratuar, raporton Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button