S’kanë fund problemet në UNT, mungesa e stafit zëvendësohet me kuadro maqedonas

Vazhdon përzgjedhja e kuadrove maqedonas në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, pavarësisht se mbi 95% e studentëve të regjistruar janë shqiptarë. Si bartës në lëndën “Teoritë e sistemeve sociale”po përgatitet një kandidat maqedonas i cili ka doktoruar në sistemet sociale. Nga burime brenda këtij universiteti mësojmë se UNT po planifikon të merr profesor edhe për lëndën e gjuhës angleze i cili mungon pothuajse në çdo program studimorë.

Si kandidat potencial për të ligjëruar këtë lëndë në UNT, jo zyrtarisht është një kandidat nga Kërçova i cili për momentin është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Tiranë dhe atje punon si profesor i përkohshëm. Alsat njofton se kërkoi qëndrim nga UNT-ja për këto informacione, por nuk morëm asnjë qëndrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button