Gruevski:Nuk do të marrim pjesë në rivotim dhe rezultatet e rivotimit nuk do t’i pranojmë

“Përpara pak kohës Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka sjellë vendim në të cilin thuhet se KSHZ ka sjellë vendime të paligjshme me qëllim që të luhet me vullnetin zgjedhor të popullit, KSHZ u transformua në parodi”, kështu është shprehur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përpara simpatizantëve të partisë së tij të cilët janë tubuar përpara selisë së KSHZ-së, njofton Portalb.

Gruevski thotë se ka informata për përzierjen e përfaqësuesve të huaj në punën e KSHZ-së që të kenë ndikim në vendimet e tyre.

“Disa përfaqësues të pavarur, realisht nuk janë të pavarur”, tha Gruevski.

Bëjmë thirrje, shtoi Gruevski, që të mos kryhet trysni ndaj Gjykatës Administrative, ndërkaq “nëse edhe ajo bie pre e vendimeve të paligjshme të KSHZ-së, VMRO-DPMNE, deklaron se nuk do të merr pjesë në rivotim dhe rezultatet e atij rivotimi nuk do t’i pranojë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button