Konjufca: Qeveria e interesuar ta rrëzojë vetën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga lëvizja Vetëvedosje thotë se që në fillim të kësaj legjislature Kuvendi është përballur me shumë probleme.

Konjufca tha se të vetmet momente kur Kuvendi ka pasur pjesëmarrje mbi 80 për qind të deputetëve në seanca kanë qenë marrëveshjet me Serbinë.

Sipas Konjufcës, shumë herë është dashur të rrëzohet Qeveria, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai tha se veprimet e fundit të LDK-së e të AAK-së, janë në interes të kësaj Qeverie.

Sipas Konjufcës, Qeveria është e interesuar ta rrëzoj vetën para vjeshtës. /Epoka e Re/

Lajme të ngjashme

Back to top button