fbpx

Obama: I kam kërkuar Putinit të ndalte sulmet kibernetike

“I thashë Putinit, mbylle me piratimin!”. Me konferencën e tij të fundit vjetore, Barack Obama preku plot tema të nxehta të momentit, por sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve amerikane zunë vend qendror, transmeton Top-Channel.

“I kërkova me këmbëngulje t’i jepte fund piraterisë kompjuterike dhe ia bëra të qartë se do të kishte pasoja të rënda, nëse nuk hiqte dorë. Në fakt, pas asaj nuk pamë pengim të mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por rrjedhja e informacioneve te ‘Wikileaks’ kishte ndodhur tashmë”, tha Obama.

Në përgjithësi, shefi i Shtëpisë së Bardhë mendon se Hillary Clinton nuk u trajtua ndershmërisht gjatë garës presidenciale.

“Mendoj se mbulimi që iu bë asaj dhe çështjeve të lidhura me të ishte shqetësues”, tha Obama.

Përsa u takon marrëdhënieve mes administratës së tij dhe asaj të Donald Trumpit, presidenti në largim u shpreh se nuk kishte fërkime mes tyre, pavarësisht polemikave të mëdha mbi ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane.

Obama sqaroi se i ka bërë disa sugjerime specifike pasardhësit të tij sa i takon efektshmërisë, integritetit dhe kohezionit të Zyrës Ovale. “Ai më dëgjoi”, u shpreh Obama. “Nuk mund ta them se do t’i zbatojë të gjitha, por biseda në vetvete ishte e përzemërt”.

Moskën, megjithatë, Obama nuk e kurseu kur erdhi fjala tek Aleppo, për situatën katastrofike të të cilit akuzoi ashpër sa regjimin sirian, ashtu edhe Rusinë e Iranin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button