fbpx

VMRO-DPMNE me përgjigje të ashpra deri te ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Norvegjisë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, mbrëmë ka realizuar takime bilaterale me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, euro-ambasadorin Samuel Zhbogar dhe ambasadorin e Norvegjisë, Anre Sanes Bjornstad, me të cilët ka biseduar për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pritjet nga Parlamenti dhe Qeveria e re, për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe për gjuhën e urrejtjes dhe retorikës në protestat përpara KSHZ-së, njofton Portalb.

Bejli – Gruevski

Ambasadori Bejli në takimin në të cilin kanë marrë pjesë edhe funksionarët partiak Nikolla Todorov, Vlladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski ka shprehur interes për disa çyshtje, por jo nuk ka marrë përgjigje.

Në pyetjen për planet për koalicionimin e mëtutjeshëm të VMRO-DPMNE-së, ashtu siç kumtuan nga partia, janë përgjigjur se koalicionet nuk varen vetëm nga VMRO-DPMNE, por edhe nga parti tjera politike, të cilat përveç vendimeve që duhet t’i sjellin brenda partisë, ka edhe ndikim nga faktorët tjerë të jashtëm.

“Në pyetjen e ambasadorit Bejli për çfarë faktorë të huaj bëhet fjalë, përgjigja ka qenë se të pranishmit nuk kanë autorizim që ta informojnë. Në pyetjen e ambasadorit Bejli se në atë këndvështrim mundet të ndihmojë, përgjigja ka qenë se nuk mundet të ndihmojë pasi që roli i ambasadorit është ta ndjekë gjendjen në vend dhe ta informojë shtetin e tij çfarë ndodhë. Në theksimin e ambasadorit se deri më tani ai shumë ka ndihmuar, i është shprehur falënderim për atë”. Qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gjatë kohës së takimit, ashtu siç theksohet në kumtesë, ambasadori ka apeluar se është mirë që të “ulen gjakrat” e njerëzve që protestojnë dhe ka pyetur se cili do të jetë reagimi i VMRO-DPMNE-së ndaj vendimeve të KSHZ-së. Edhe në këtë pyetje Bejli nuk ka marrë asnjë përgjigje, me arsyetimin se partia nuk është në mundësi që për momentin t’i përgjigjet, por as, siç thonë nga partia, të japin përgjigje hipotetike për atë se a do t’i respektojnë vendimet e KSHZ-së, transmeton Portalb.

Ambasadori amerikan ka potencuar se SHBA është shtet mik i Republikës së Maqedonisë, edhe pse disa anëtarë të partisë sipas mendimeve të tyre nuk e ndajnë këtë mendim. Nga partia ia kanë kthyer se VMRO-DPMNE nuk ka dilemë rreth anëtarësimit në Be, NATO dhe marrëdhëniet me SHBA-në, ndërkaq dëshmi më e madhe është nënshkrimi i deklaratës për partneritet strategjik, por ajo nuk nënkupton që individë të caktuar të partisë ose shtetit nuk mund të shprehin pajtueshmëri me disa hapa të individëve të caktuar të SHBA-së.

Gruevski – Zhbogar

Në takimin e euro-ambasadorin Samuel Zhbogar, është biseduar për vlerësimet e zgjedhjeve, punën e KSHZ-së, por edhe për porositë dhe pritet e Brukselit nga Parlamenti dhe Qeveria e re.

Zhbogar ka theksuar se Brukseli shprehë shqetësim për shkak të përdorimit të retorikës nga ana e disa personave të cilët kanë mbajtur fjalim gjatë protestave përpara KSHZ-së. Nga VMRO-DPMNE, ashtu siç theksohet në kumtesë,ë kanë theksuar se përkrahin protesta të qeta dhe nuk përkrahin gjuhë të urrejtjes, por njëkohësisht kanë thënë se ankohen që Bruksel dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë shfaqur këso shqetësimi edhe në dy vitet e kaluara derisa mbaheshin protesta. Në lidhje me rrjedhën e mëtutjeshme të protestave, nga partia kanë deklaruar se “nuk mundet të parashihet se çfarë do të ndodhë, pasi që ka numër të madh të qytetarëve të revoltuar, gjë që nuk mundet të kihet parasysh dhe nuk mundet plotësisht të kontrollohen nëse institucionet nuk punojnë në bazë të ligjit.

Gruevski – Bjornstad

Në takimin me ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, Gruevksi dhe përfaqësuesit e partisë kanë theksuar se në dy vitet e fundit në Maqedoni ka pasur përzierje serioze të përfaqësuesve të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare në punët e brendshme të shtetit, edhe atë në punët e brendshme politike dhe ndërpartiake. Kjo praktikë e cila, ashtu siç theksohet në kumtesë, ka qenë e pranishme edhe në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore, duhet të ndalojë. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close