Ankesën e fundit të LSDM-së, nesër do ta diskutojë KSHZ

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) siç paralajmëroi kryetari Aleksandar Çiçakovski, nesër në orën 11 do të vazhdojë seancën në të cilën duhet që të shqyrtohet dhe të vendosë për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

Sipas paralajmërimeve nga KSHZ-ja, pritet që sonte shërbimi juridik t’i pragatitë vendimet për 13-të vendimet e marra deri tani  për ankimimet që vendosi Komisioni, tetë nga lëvizja BESA dhe pesë nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. Gjithashtu pritet që këto vendime pas përgatitjes të parashtrohen tek BESA dhe LSDM, por edhe tek të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve në NJZ6, ku është shfuqizuar votimi në një vendvotim. Pasi t’i parashtrohen vendimet partive fillon që të skadojë afati 24-orësh për padi në Gjykatën Administrative, i cili ka afat prej 48 orësh për vendim-marrjen lidhur me paditë.

Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) sonte unanimisht hodhën poshtë edhe një ankimim për grumbullim të rezultateve nga votimi më 11 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. Komisioni duhet të debatojë edhe për një ankimim të mbetur të LSDM-së.

Është hedhur poshtë për vendvotimin 2016 në Tearcë, pasi që pas ekspertizës së materialit të përgjithshëm zgjedhor në këtë vendvotim është konstatuar se ai në tërësi përputhet me atë që është vërtetuar nga këshilli zgjedhor. Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi, me kërkesë të KSHZ-së sot në seancë morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit zgjedhor nga ky vendvotim me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin.

Seanca është ndërprerë gjysmë ore për shkak se në sallën ku debatohet dëgjoheshin zhurma nga mjetet piroteknike. Para ndërtesës ku ndodhet selia e Komisionit, edhe sot janë mbledhur qytetarë të cilët protestojnë për, siç thonë, të parandalojnë që të ndërmerret vullneti i shumicës së qytetarëve.

KSHZ-ja pasdite në kuadër të seancës për shqyrtimin e ankimimeve me debat rreth parashtresës nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për votim në vendvotimin 2016 në Tearcë me shumicë votash vendosi që të qaset drejt ekspertizës në materialin e plotë zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi me kërkesë të KSHZ-së sot në seancë morën pjesën të gjithë anëtarët e Këshillit Zgjedhor nga vendvotimi 2016 me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin zgjedhor.

Paraprakisht pasdite me gjashtë vota “pro” dhe tre kundër, Komisioni e miratoi ankimimin e Lëvizjes BESA, i cili i përket procedurës së votimit për vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për të cilin është kërkuar ekspertizë grafologjike e nënshkrimit të një votuesi për të cilin është vërtetuar se ka përpjekje për të votuar për së dyti.

Vendimi është marrë pasi që në KSHZ sot është deponuar një raport nga grafologu, sipas të cilit është konfirmuar se dikush tjetër ka votuar në emër të votuesit të theksuar dhe është nënshkruar në certifikatën e Listës zgjedhore.

Me pranimin e ankimimit shfuqizohet votimi në këtë vendvotim, ndërsa do të përsëritet vetëm edhe nëse numri i përgjithshëm i votuesve, të cilët kanë votuar në këtë vendvotim ndikojnë në rezultatet e përgjithshme në Njësinë zgjedhore 6.

LSDM-ja sot tërhoqi dy nga ankimimet sepse nuk janë parashtruar me kohë.

Deri më tani, KSHZ i refuzoi katër parashtresa të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA. Në seancën e sotme KSHZ-ja e ka refuzuar ankimin e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja për votimin në vendvotimin 1978 në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button