KSHZ miratoi një ankimim të BESË-s

Komisioni shtetëtor zgjedhor pasdite me gjashtë vota “pro” dhe tre “kundër” e miratoi ankimimin e Lëvizjes BESA, i cili i përket procedurës së votimit për vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për të cilin është kërkuar ekspertizë grafologjike e nënshkrimit të një votuesi për të cilin është vërtetuar se ka përpjekje për të votuar për së dyti.

Vendimi është marrë pasi që në KSHZ sot është deponuar një raport nga grafologu, sipas të cilit është konfirmuar se dikush tjetër ka votuar në emër të votuesit të theksuar dhe është nënshkruar në certifikatën e Listës zgjedhore.

Me pranimin e ankimimit shfuqizohet votimi në këtë vendvotim, ndërsa do të përsëritet vetëm edhe nëse numri i përgjithshëm i votuesve, të cilët kanë votuar në këtë vendvotim ndikojnë në rezultatet e përgjithshme në Njësinë zgjedhore 6.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pasdite në kuadër të seancës për shqyrtimin e ankimimeve me debat rreth parashtresës nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për votim në vendvotimin 2016 në Tearcë me shumicë votash vendosi që të qaset drejt ekspertizës në materialin e plotë zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjatë shqyrtimit të këtij ankimimi me kërkesë të KSHZ-së sot në seancë morën pjesën të gjithë anëtarët e Këshillit Zgjedhor nga vendvotimi 2016 me qëllim që ta vërtetojnë procesverbalin zgjedhor.

LSDM-ja sot tërhoqi dy nga ankimimet sepse nuk janë parashtruar me kohë.

KSHZ-ja pas pushimit, duhet të vazhdojë me seancën, në të cilën duhet të prononcohet rreth dy ankimimeve të mbetura të LSDM-së.

Deri më tani, KSHZ i refuzoi katër parashtresa të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA. Në seancën e sotme  KSHZ-ja e ka refuzuar ankimin e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja për votimin në vendvotimin 1978 në Tetovë.

Para hapësirave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor edhe sot u grumbulluan qytetarë të cilët protestojnë për, siç theksojnë, të pengojnë që të ndryshohet vullneti i shumicës së votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button