Çdo njeri ka të drejtë për liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë

Архиепископ Охридски Јован. Фото: Владимир Малиќ, Википедија, 2011
Kryepeshkopi Jovani i Ohrit. Foto: Vlladimir Maliq, Wikipedia, 2011

Liria e besimit dhe e fesë dhe ndarja e bashkësive fetare nga shteti janë temë me interes për mediat, mirëpo, në mbulimin mediatik të kësaj problematike shpeshherë nuk vërehen situatat problematike dhe zakonisht mungon qasja kritike dhe edukative.

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

Sipas nenit 19 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë:

Garantohet liria e besimit fetar.

Garantohet shprehja e lirë dhe publike e fesë, individualisht ose në bashkësi me të tjerët.

Kisha Ortodokse Maqedonase, si dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, Kisha katolike, Kisha Evangjelike-Metodiste, Bashkësia Fetare dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit.

Në këtë nen ka dy përmbajtje të ndryshme: liria e besimit dhe ndarja e bashkësive fetare nga shteti.

Liria e besimit paraqet liri individuale të çdo njeriu të besojë në çka të dojë dhe në mënyrë të lirshme ta manifestojë besimin e tij. Liria për shprejen e fesë apo bindjeve personale, sipas Konventës evropiane për të drejtat e njeriut:

…Liria e shfaqjes së fesë ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Garancia për shprehje të lirë të fesë, që është e dhënë me Kushtetutë, nuk është e kushtëzuar me ekzistimin apo regjistrimin e bashkësisë fetare. Kjo do të thotë se që të besojnë dhe ta praktikojnë fenë e tyre (individualisht ose së bashku me të tjerët) qytetarët nuk kanë nevojë që të ekzistojnë bashkësitë fetare. Sipas Konventës evropiane për të drejtat e njeriut:

Kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, predikimit dhe kryerjes së riteve fetare.

Bashkësitë fetare janë bashkime vullnetare të njerëzve që i takojnë besimit të njëjtë fetar. Këto bashkësi kanë subjektivitet juridik dhe si subjekte juridike ato janë të ndara nga shteti. Ndarja nga shteti do të thotë se:

  1. Shteti nuk duhet të përzihet në organizimin e brendshëm të bashkësisë fetare dhe në përmbajtjet që ajo i promovon (deri sa ato nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe me të drejtat dhe liritë e qytetarëve të garantuara me të drejtën nacionale dhe atë ndërkombëtare).
  2. Bashkësitë fetare nuk duhet të përzihen në punën e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të ushtrojnë ndikim mbi to, të perceptohen si pjesë e cilës do qoftë nga këto pushtete, të fitojnë beneficione të veçanta nga shteti ose të trajtohen në mënyrë më të favorshme se sa bashkimet e tjera të qytetarëve.

Liria e besimit fetar dhe e bindejs dhe ndarja e bashkësive fetare nga shteti janë tema me interes për mediet, mirëpo, në përfshirjen mediatike të kësaj problematike shpeshherë nuk vërehen situatat problematike dhe zakonisht mungon qasja kritike dhe edukative.

Vetëm si shembull, mund të analizohet rasti i bashkësisë së paregjistruar fetare KOO e Jovan/Zoran Vranishkovskit. Në rastin konkret bëhet fjalë për dy vija paralele të shkeljes së Kushtetutës dhe të dokumenteve ndërkombëtare.

1. Vija e parë e shkeljes

Vija e parë e shkeljes së Kushtetutës dhe të dokumenteve ndërkombëtare ka të bëjë me regjistrimin e bashkësisë fetare.

Aksionet policore, proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me (mos)regjistrimin e KOO-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për refuzimin e iniciativës së parashtruar nga ana e David Ninovit, dhe e fundit, mendimi i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, duheshte ta zgjojnë interesimin e medieve nga aspekti i lirisë së besimit fetar.

Në mungesë të analizës, identifikimit të problemit dhe prezantimit të tij, e në rastin kur kemi diseminimi të thjeshtë të informatave dhe të deklaratave, mediet bëhen pjesë e kufizimit të lirisë së besimit fetar (për shembull në Utrinski – “Manastirasit kërkojnë së Sinodi t’i pastrojë hesapet me përçarësin Jovan – pas shërbimit të Zoran Vranishkovskit në kishë të huaj dhe krijimit të “manastireve” të veta; Inpress – “Lëvizja Popullore për Maqedoninë kërkon çrrënjosjen e veprimtarisë së Vranishkovskit”).

As incidentet, sikurse ai të cilin mediet e vërejtën në varrezat e Kavadarit, nuk i nxiti mediet ta analizojnë problemin e lirisë së besimit në kontekst të dokumenteve ndërkombëtare që i ka ratifikuar Maqedonia, dhe Kushtetutës së vendit.

Në vitin 2014 shumë medie e plasuan storjen për vendimin e mundshëm të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në favor të KOO-së dhe obligimin që do të dilte për Maqedoninë nga një vendim i tillë, për regjistrimin e KOO-së (“Маqedonia do të duhet ta regjistrojë KOO-në?”). Mirëpo, madje as kjo nuk është shfrytëzuar për sqarim më të gjerë të problemit mu nga aspekti i mbrojtjes së të drejtës së lirisë së fesë dhe të bindjes dhe për ta parashtrua pyetjen për atë se sa adekuate është rregullativa ekzistuese ligjore, e cila jo vetëm që nuk e mbron këtë liri, por, përkundrazi, kontribuon për kufizimin e saj të panevojshëm dhe jodemokratik.

Çka lëshuan të pyesin gazetarët?

  • Pse dikush mund të praktikojë rite fetare vetëm në kuadër të bashkësisë së regjistruar fetare dhe me çfarë të drejte pengohen njerëzit që lirshëm dhe piublikisht, individualisht ose në bashkësi me të tjerët, ta shprehin fenë e tyre?
  • Pse shteti refuzon ta regjistrojë bashkësinë fetare, e cial qartazi nuk e prish: sigurinë publike, rendin shtetëror, shëndetin dhe moralin ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve?
  • Çka do të thonë termet: “kishë e huaj”, “përçarës”, “manastirin e vet” në kontekst të lirisë së besimit fetar ashtu siç është definuar në Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe si mund këto kualifikime të kenë rëndësi për gjykatat dhe përcaktimin e subjektivitetit juridik të një bashkësie fetare?

(vazhdon)

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button