Maqedoni, kryetarja Komisionit për Marrëdhënie Fetare, u kërcënua me “Natë të thikave të gjata”

Kryetarja e Komisionit për Marrëdhënie Fetare, Valentina Bozhinovska, mbrëmë përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor dërgoi kërcënime deri te opozita dhe te KSHZ, që sipas saj, të kenë kujdes se si vendosin për ankesat dhe të mos mendojnë që ta anulojnë sipas saj, vullnetin e qytetarëve, njofton Portalb.

Në të kundërtën, kryetarja e Komisionit për Marrëdhënie Fetare, e cila duhet të kujdeset për barazi tolerancë dhe pajtim, tha se “do të jetë natë e thikave të gjatë”,

Bozhinovska, e cila ishte njëra nga kundërshtarët më të mëdhenj të Nikolla Gruevskit, tani, mu këtë VMRO-DPMNE që e sulmonte, tani po e mbron edhe me kërcënime.

Përndryshe, “Nata e thikave të gjata”, është operacion i cili është kryer në Gjermani më 30 qershor dhe 2 korrik të vitit 1934, kur regjimi nazist likuidoi së paku 85 njerëz për arsye politike.

timthumb-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button