Liverpool përsëri i pari në Premier Ligë

Liverpool shënoi fitore të madhe në udhëtim te West Ham për të kaluar në pozitën e parë të klasikifimit me 74 pikë, +2 më shumë se Chelsea. Liverpool realizoi fitoren e 23 sezonale më shumë se çdo skuadër tjetër në Premier League, me rezultat 1:2, dhe atë nga penalltitë.

Realizues i dy golave për skuadrën e famshme angleze i shënoi Steven Gerrard, ndërsa Guy Demel, shënoi golin e vetëm për çekanët.

Liverpool pati edhe disa raste të tjera që kjo fitore të jetë më e thellë, sidomos dy shtyllat e qëlluara nga Luis Suarez,  por mjaftuan dy gola në këtë duel të vështirë për tri pikë më shumë se të vlefshme.

Në xhiron e ardhshme Liverpool e pret në shtëpi Man City, ndeshje e cila mund të përcaktoi titullin e kampionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button