Gjykatësit, Pançevski merr notë kaluese në Këshill

Ka përfunduar vlerësimi i jashtëzakonshëm i gjykatësve. Vlladimir Pançevski ish kryetari i Penales mori vlerësim të lartë nga Këshilli gjyqësor, mëson Alsat –M. Në këtë mënyrë, Pançevski arriti ta përmirësoj notën negative, e cila e pengonte të rizgjidhet kryetar i Gjykatës Penale.

Nuk dihet kur do të caktoj Këshilli mbledhje për ti publikuar detajet lidhur me vlerësimin e gjykatësve. Pasi t’i marrin notat, gjykatësit do të kenë të drejtë ankimimi në afat prej 8 ditësh. Burime nga Këshilli Gjyqësor njoftojnë se gjatë votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Penale dhe Supreme, rol kryesor do të kenë anëtarët e bashkësive, sepse votohet me Badenter. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski një muaj më parë në intervistë për Alsat M tha se është i kënaqur me punën e Pançevskit.

Vlerësimi i jashtëzakonshëm i kandidatëve për pozitat më të larta në gjykata nuk ka qenë praktik deri më tani. Duke mos u pajtuar me këtë vendim të Këshillit gjyqësor, gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq e tërhoqi kandidaturën për kryetar të Penales.

Ai sqaroi se kandidatët me këtë vendosen në një situatë jo të barabartë. Kundër- kandidat i Pançevskit në Gjykatën e Shkupit është kolegu Ivan Xholev.

Ndryshe, derisa Pançevski udhëhiqte me Penalen, gjykatën e tronditën disa skandale dhe raporte të rrënuara ndër- njerëzore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button