Rusia vret e pret…

Këta ditë ka pasur lajme të tmerrshme, rrënqethëse, jo vetëm për faktin se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë, në mesin e shqiptarëve, por se ka pasur enti të tjera që kanë provuar një fat të rëndë. Dhe si njerëz të mbarë globit, të mbarë shoqërisë njerëzore, pavarësisht se larg gjeografikisht, duhet të solidarizohemi me ta. Çfarë ka ndodhur dhe ku? Ka ndodhur një gjenocid për shumë njerëz që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe se ky gjenocid ka ndodhur në Siri, pikërisht në Alepo. Pas pesë vitesh luftime të ashpra, mes luftëtarëve në pushtet të Asadit dhe rebelëve të mbështetur nga ana e Perëndimit, ka rezultuar se ushtarët e presidentit sirian, të mund të vënë nën sundim Alepon, duke vrarë e masakruar ushtarë rebelë, civilë, gra e fëmijë. Ato pamje që janë transmetuar në televizionet e në mediet ndërkombëtare ishin rrënqethëse. Njerëz të vrarë në mes të rrugës, pikërisht viktima të terroirit të kuq te ushtarëve të Asadit. Jo vetëm kaq, por se kanë qenë pikërisht ana e rebelëve, pjesa më e drejtë në këtë konflikt, mbështetur nga Perëndimi, që ka pësuar humbje katastrofike. Në mesin e tyre kishte vrasje, dhunë e përdhunë. Një lajm madje ishte vërtetë i frikshëm. Gratë që kishin mbetur gjallë prej konfliktit kishin varrë veten masivisht, për shkak se ata do të bënin në duart e ushtarëve të Asadit. Kjo ngjan tamam si në legjendat e vjetra, por se po ndodh sot në kohët moderne, në kohën e internetit dhe të i-phoneve, marrëzia njerëzore, tmerri i tmerreve.

Rusia, Irani dhe regjimi i Asadit

Lufta e Alepos ka 5 vite që zgjat. Ka pesë vjet që luftohet në dy anë kryesisht, duke mos futur edhe forcat e vogla që kanë vepruar në këtë qytet. Gjithçka nisi më 2011, kur në Siri nisën konfliktet, pas pakënaqësisë së madhe të opozitës ndaj presidentit Bashar Al Asad. Pranvera Arabe, që u bë e mundur në disa shtete, nuk është bërë e mundur në Siri. Asadi, personi që ka thuajse me dekada aty në pushtet, nuk ka rënë, edhe pse e ka pushtetin të trashëguar. Atë e ka mbështetur fuqimisht Rusia, së bashku me Iranin. Përmes kësaj aleance, Asadi ka mundur të mposhtë rebelët dhe ta mbajë gjatë pushtetin.

Asadi, gjithashtu njihet edhe si mbrojtës i flaktë i Serbisë dhe është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës. Afërmendsh, Asadi dhe regjimi i tij duan Serbinë, Rusinë dhe të tjerë aleatë të tillë, që për politikë njohin bajonetat, konfliktet, dhunën, tmerrin, terrorin e marrëzinë njerëzore. Aq i tmerrshëm ishte fundi në Alepo, saqë nëse nga ana e rebelëve kishte të vdekur e të përdhunuara, nga ana e mbështetësve të Asadit kishte festë e zjarr. Po për çfarë festuan këta njerëz? Për kë? Për varret që ka hapur Asadi, për vrasjen e fëmijëve, për masakrat e civilëve apo për përdhunimet? Regjimi i Asadit është dhunë, është konflikt dhe se ai, pra Asadi duhet rrëzuar, që të marrë fund dhuna, por nga ana tjetër pa përfunduar në skenarin e kthimit të Sirisë në një vend që pushtohet nga ISIS (pasi lufta civile aty ndodhi, sidoqoftë). Sa i takon Rusisë, kjo e fundit është duke u bërë vërtetë e rrezikshme. Media kroate “Vecernji” kishte publikuar një dosje sekrete, sipas saj, ku thoshte se Moska ka ndërmend të ndërhyjë edhe në Ballkan dhe se ndërhyrjet e Rusisë janë realisht të rrezikshme. Ata lëvizin plllakat tektonike politike në Ballkan, duke çekuilibruar gjithçka. Mos o Zot për skenar të tillë gjakësor.

Pushteti me gjak

Bashar Al-Asadi dëshmoi së bashku me Rusinë dhe me Iranin, por sidomos me një fuqi të madhe të Moskës, se për pushtet të vret, të masakron, të bën namin dhe e kthen vendin në gjak, mjaft që kolltukun të mos e lëshojë. Madje, marrëzia e Asadit shkon deri aty sa ky i fundit e konsideron sukses fitoren, duke mos llogaritur në këtë mes koston e rëndë të viktimave, gjakun e të pafajshmëve, gjak bijash e nënash të sirianëve. Dhe turma sërish gëzon, mbi varre të njerëzve të drejtësisë, mbi arkivolet e njerëzve të pafajshëm. Organizatat e të drejtave të njeriut që janë në Siri, sidomos Obervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut kishte vënë në dukje se regjimi i Asadit kishte masakruar njerëz pa fund, torturuar e vrarë në mënyrë çnjerëzore. Pushteti i tij, kolltuku i Asadit mjaft të mos mbetej i prekur. Shumë gazetarë e analistë ndërkombëtarë e kanë trajtuar rënien e Alepos. Ajo ishte dëshmia se jetojmë në kohë të modernitetit, por njeriu mbetet kafsha më e rrezikshme, dëshmia se pushteti gjakësor po triumfon mbi njerëzoren, dëshmia se njeriu për pushtet eliminon tjetrin dhe kryen çmenduri që nuk mund t’i rrokë mendja njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button