fbpx

Sonte shpallen më të mirët e futbollit të Maqedonisë

Futbollisti kërçovarë i Shkëndijës, Besart Ibraimi sonte pritet të shpallet futbollist më i mirë i vitit 2016 në Maqedoni, ndërsa do të jetë Ilija Nestorovski që do të merr çmimin lojtari më i mirë që luan jashtë shtetit. Kjo është zgjedhja që ka bërë Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ndërsa shpërblimet do të ndahen në një ceremoni që organizohet sonte në orën 20:00.

Ibraimi ka pasur një sezon të shkëlqyeshme te Shkëndija duke e afruar një hap kualifikimit skuadrën e tij në Ligën e Evropës, ndërsa për momentin është golashënues më i mirë i Ligës në Maqedoni me 10 gola të shënuar, po aq sa ka edhe bashkëlojtari i tij te Shkëndija, Ferhan Hasani. Ai sezonin e kaluar ishte në krye të listës së golashënuesve me 21 gola të shënuar. Nestorovski gjithashtu ka kaluar sezon shumë të mirë te Palermo në Itali, duke qenë golashënues më i mirë i ekipit nga Sicilia.

Bllagoja Milevski do të marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, kurse një mirënjohje speciale do të marrin edhe të rinjtë e Maqedonisë që shënuan rezultat historik, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian për moshat U21, për në “Euro 2017” në Poloni.

Lojtari më i mirë te të rinjtë është Elif Elmas i Rabotniçkit, ndërsa çmim special do të marrë edhe pronari  KF Vardarit, Sergej Samsonenko si punëtor më i mirë sportiv. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button