BE dsikuton për strategjinë për Bregzit pa Britaninë

Vendet anëtare të BE-së, diskutojnë sot për strategjinë e përbashkët të Brukselit lidhur me negociatat për Bregzit, pa prani të Britanisë së Madhe, kumtoi televizioni britanik Skaj.

Në Samitin e rregullt të Unionit, morën pjesë edhe delegacioni britanik, që e kryeson kryeministrja Tereza Mej, sepse Britania ende është anëtare e BE-së, por dera për mej do të mbyllet në mbledhjen e posaçme kushtuar daljes britanike nga BE-ja.

Një përfaqësues i Dauning strit 10 situatën e këtillë, të cilën disa mediume e komentuan si “poshtëruese” për Britaninë, e sqaroi me pranim të realitetit nga ana e Brukselit.

“Procedura e këtillë është vetëm konfirmim i asaj se Britania me të vërtetë del nga BE-ja, si dhe se 27 shtetet e tjera e pranojnë atë realitet”, deklaroi në Londër zëdhënësi në kabinetin e Tereza Mej.

Televizioni Skaj thekson se bëhet fjalë për kumtesë dedikuar për opinionin vendor, në të cilën ende ka rezistime të fuqishme ndaj Bregzit-it, paralajmërime për pasojat potenciale seriote (për ekonominë vendore) nga hapi i tillë, si dhe mendime të ndara në Qeverinë në Londër, për atë se si të kryhet i tërë ai proces.

Prej fillimit të korrikut, funta shënon ulje të vlerës së vet, ndërsa inflacioni u rrit në 1,2 për qind, që është humbje prej jo më pak se 50 për qind në krahasim me gjendjen para referendumit të 23 qershorit, edhe pse tani për tani parametrat e tjerë ekonomik janë të kënaqshëm për Britaninë.

Tereza Mej nuk do të marrë pjesë në pjesën e Samitit të BE-së, kur do të flitet për Bregzit-in, kështu që në vend të kësaj, do të ketë takim me kryetarin e parlamentit evropian, Martin Shulc, i cili largohet nga funksioni, si dhe me liderët politik të Lituanisë, Letonisë, Austrisë dhe Bullgarisë.

Sipas Skaj, qëllimi i “izolimit” të kryeministres britanike është të parandalohet mundësia që negociuesit britanikë t’u qasen vendeve anëtare, posaçërisht dhe individualisht, gjatë negociatave, si dhe të bllokohet Britania nga debatet dhe vendimet evropiane.

Është paraparë që BE-ja të përcaktojë shef të ekipit të vet negociues për Bregzit-in, ndërsa në Londër besohet se ai do të jetë Mishel Barnie apo Gaj Verhofstad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button