Pentagoni: Ndoshta e sulmojmë armatimin e konfiskuar nga IS-i

Pentagoni ka thënë se mund të sulmojë armatimin që grupi Shteti Islamik e ka konfiskuar kur e rimorri nën kontroll qytetin sirian, Palmira sepse kjo përbënë rrezik për forcat amerikane në rajon.

Lejtnant Gjenerali i ushtrisë amerikane, Stephen Townsend ka thënë më 14 dhjetor se armatimi i konfiskuar nga IS-i, me gjasë përfshinë automjete të blinduara, armatim dhe ndoshta edhe pajisje të mbrojtjes ajrore apo armatim tjetër të rëndë.

Ai ka thënë se shpreson që Rusia dhe Siria do e rimarrin së shpejti Palmirën dhe të neutralizojnë kërcënimin, por ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të sulmojnë nëse kjo është e nevojshme.

“Thjeshtë, çfarëdo që ata kanë konfiskuar paraqet kërcënim për koalicionin, por ne mund dhe duam t’i menaxhojmë ato kërcënime. Unë besoi që do të kemi mundësi t’i sulmojmë ato pajisje dhe vrasim atë (militantin e IS-it) që do e përdor së shpejti”, ka thënë Townsend.

Ai ka shtuar se Rusia dhe Siria do e kenë më shumë idenë se kush është në atë zonë dhe janë në pozitë më të mirë që të eliminojnë kërcënimin që u shpërfaqë kur IS-i e rimorri nën kontroll qytetin gjatë fundjavës, shkruan REL.

“Ne nuk arrijmë të dallojmë njërin palë prej tjetres. Pra, ne nuk arrijmë të themi se kamioni apo ndonjë automjet tjetër i blinduar po përdoret nga ndonjë ushtar i regjimit, i Rusisë apo luftëtar i ISIL-it (Shteti Islamik)”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button