Fotografia e cila bën “nga miza bullicë”

[Recension: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”]

Fotografia e cila i është bashkangjitur tekstit me titull: “Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”, nuk përkon me realitetin e kësaj ngjarjeje. Edhe pse informata është se është djegur vetëm konstruksioni i pullazit, fotografia tregon diçka krejtësisht tjetër, sikur digjet e gjithë shkolla. Për shkak se bëhet fjalë për informatë të ndjeshme, çdo shtrembërim i të vërtetës mund të shkaktojë panik dhe shqetësim te qytetarët, gjegjësisht te prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë.

pozhar-vo-uchilishteto-j-h-pestalociLinku deri te artikulli origjinal: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”

Data dhe koha e publikimit: 01.12.2016

Data e recensionit: 14.12.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

FOTOGRAFI E GABUAR

Sipas buletinit të MPB-së, ngjarja me të vërtetë ka ndodhur, mirëpo në lajm nuk ka burim të informacionit, i cili, megjithatë, duhet të theksohet. Përndryshe, ky lajm i shkurtër i përmban të gjitha informacionet e nevojshme sa i përket reagimit të institucioneve kompetente, si dhe atë që më së shumti i intereson qytetarët – se në këtë zjarr nuk ka të lënduar.

Mbrëmë në orën 16:30 në Shkup në Sh.F. “J.H. Pestaloci” ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e pullazit. Pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar, ndërsa të lënduar nuk ka. Është djegur vetëm një pjesë e konstruksionit të pullazit.

Në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni kontestuese janë fotografia dhe mospërmendja e burimit të informatave. Kur bëhet fjalë për informatë të ndjeshme, fotografia e tekstit, megjithatë, duhet të zgjidhet në mënyrë përkatëse që të jetë adekuate me realitetin. Në të kundërtën, nëse dikush nuk e lexon tekstin, do të fitojë përshtypje se shkolla “Pestaloci” është djegur, e jo se ka pasur zjarr vetëm në konstruksionin e pullazit, i cili është lokalizuar menjëherë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button