Manipulim që nuk i ka hije gazetarisë profesionale

press-24

[Recension: VMRO-DPMNE-ja e fiton mandatin për të formuar qeveri – Zaevi i mposhtur premtoi dorëheqje nëse humb (VIDEO)]

Përmbajtja mediatike që e recensojmë ka probleme serioze etike. Теksti “informon” për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sikur bëhet fjalë për rezultate përfundimtare, e aq më tepër, i komenton ato duke e stigmatizuar opozitën me atë që e nënçmon vullnetin e qytetarëve pjesëtarë të bashkësisë etnike jodominante në Maqedoni.

Korniza ku janë vendosur këto probleme është anshmëria politike dhe prej saj dalin dobësitë që vërehen, siç konstatuam, në pohimet kategorike, për të cilat, në momentin kur janë publikuar – nuk ka konfirmim zyrtar.

Kjo është shumë me rëndësi, për shkak se tekstet gazetareske, në rastet kur bëhet fjalë për tema dhe situata majft të ndjeshme, duhet të insistojnë që gjatë raportimit në tërësi t’u referohen burimeve zyrtare dhe të dhënave zyrtare. Gjithçka tjetër hyn në sferën e spekulimeve, madje edhe atëherë kur informatat e publikuara në atë mënyrë janë përafërisht të sakta ose të sakta.

Mirëpo, ajo që është dëshpëruese nga aspekti i gazetarisë profesionale, është se ky teskt në vete “fsheh” një manipulim që të zhvlerësohet një rezultat i rëndësishëm për opozitën. Ky manipulim është “fshehur” në këtë paragraf:

“VMRO-DPMNE-ja edhe pas 2 vitesh të sulmeve dhe të fushatës së paparë të zezë, në të cilat LSDM-ja ishte vetëm instrument, arriti rezultat përafërsisht të njëjtë sikurse në vitin 2014. Dallimi në trupin votues maqedonase ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së akoma është rreth 100.000 vota”.

12132016-press24-ostavka-zaLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja e fiton mandatin për të formuar qeveri – Zaevi i mposhtur premtoi dorëheqje nëse humb (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 12.12.2016, 13:52

Data e recensionit: 13.12.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

STIGMATIZIM

Kjo ngjyrë plotësuese me të cilën është shënuar korniza e kësaj përmbajtjeje mediatike është stigmatizimi i pjesëtarëve të një bashkësie etnike për shkak të zgjedhjes së tyre të lirë gjatë votimit. Për fat të keq, kjo është edhe një pasqyrë e ambientit të përgjithshëm të raportimit gjatë fushatës zgjedhore, kur një pjesë e medieve e pranuan, e afirmuan dhe e përfaqësuan retorikën propaganduese-politike të njërës nga dy partitë më të fuqishme që të krijojë frikë në mesin e qytetarëve me temën e federalizimit dhe të dygjuhësisë.

Dhe pikërisht me këtë mënyrë të raportimit, kjo përmbajtje mediatike e shkel nenin 10 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë se: “gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).” 

Artikulli e tejkalon edhe kufirin e rregullave për faktet dhe mendimet që është paraparë në Kod (Neni 13):

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Gjuha dhe stili që dominojnë në këtë informatë mediatike shumë më tepër i ngjan paraqitjeve dhe komunikatave të partive politike, se sa gazetarëve profesionistë.

Kjo, poashtu, është potencuar si një nga dobësitë e mundshme të gazetarisë profesionale, prandaj edhe është dhënë rekomandimi në nenin 14 të Kоdit të gazetarëve:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button