Letër bashkëmoshatarëve të mi në Siri dhe Irak

Të dashur vëllezër dhe motra të mi në Siri dhe Irak! Dua që të ju shkruaj një letër të sinqertë nga kjo zemër e përvëluar dhe nga këto sy të përlotur. Që kur fillova të kuptoj për jetën unë isha i mësuar të dëgjoj për luftën, bombat, vdekjet, dëshmorët, heronjtë… e tjerë.

Jam shqiptar nga Maqedonia që çdo ditë lutem për veten, popullin tim por pa mos ju harruar asnjëherë edhe juve. Vëllezër dhe motra, edhe ne për ju jemi vëllezër dhe motra e di këtë, e ndjej se jeni shumë të çiltër dhe njerëzor të pafajshëm. Ne më së miri mundem në këtë glob mund të ju kuptojmë nga këto vuajtje që ju sot po vazhdoni t’i përjetoni. Tek ne po fillon të dal dielli por ngadalë për krahasim me ju qe avionët idiot rus, iranian dhe grupeve tjera terroriste nuk ju lejojnë të shihni qiellin e pastër dhe diellin duke shndritur.

O vëllezër dhe motra e di që jeni të lodhur nga ngushëllimet e botës se rreme (botës perëndimore), ata gënjeshtar dhe iniciator që ndezën fitilin dhe OKB aktron se s’ka fuqi ta shuk filluan një pjesë të popullit emigrant të i pranojnë por disa si Greqia që u deshi të ju fundos në Egje e mallkuar, këta do ta pësojnë sepse drejtësia triumfon herët a vone. E dini se prapë pos lutjeve që mund t’i bëmë për ju ne nuk kemi fuqi për të ju strehuar në shtëpitë tona dhe ne nuk kemi forcën të ndikojmë dhe të pushojmë regjimin kriminel. Disa të rinj nga ne erdhën për hir të drejtësisë të ju ndihmojnë, kemi edhe nga ata që flijuan jetën, por për ata ne jemi të sigurt se do të jetë i lehtë dheu dhe se zoti do të jetë i kënaqur me ta për këtë akt njerëzor. Nuk dua të ju ngushëlloj, por s’kam zgjidhje tjetër dhe pot ë kem unë në dorë do të ju liroj nga kjo errësirë.

Unë një shtatëmbëdhjetë vjeçar që kam dhomë te ngrohtë për të kaluar natë e ditë ku këtë ju nuk e keni sepse juve ju duhet liria dhe çka më tepër vlen se liria në ketë jetë?!

Neve lirin e fituam me gjak, shpresoj që edhe ju të fitoni sepse armiku nuk pushon kurrë dhe neve ¬çdo ditë jemi të rrezikuar por po I mbijetojmë me force dhe besim dhe me mbështetje të miqve. Të dashur vëllezër dhe motra të mi në Siri dhe Irak, mos u dorëzoni, luftoni deri në frymën e fundit mos lejoni të përdhunoheni, mos lejoni të shtypeni nga duart e fëlliqura nga tokësor që nuk krahason dot as me kafshën. Kemi mësuar se vdekja për vatan është shumë e ndershme dhe e shenjtë, edhe më e shenjtë se çdo tjetër në këtë jetë. Të vdesim me nder, por mos të dorëzohemi kurrë, sepse ka shpresë përderisa ne ekzistojmë, të motivohemi nga kjo gjendje dhe te mbushemi me energji dhe vullnet dhe me krenari të luftojmë këtë gjendje dhe të rezistojmë sepse drejtësia herët apo vonë do të triumfoj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button