Rama nesër do të mundohet të ulë në tavolinë Ahmetin, Kasamin, Selën dhe Thaçin

Ka dështuar sot pasdite takimi i katër liderëve politik shqiptarë – Ali Ahmeti i BDI-së, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA Menduh, Ziadin Sela i LR-PDSH-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, të cilët me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është dashur të ulen në një tavolinë në Tiranë.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka konfirmuar për gazetën KOHA se takimi është dashur të mbahet të martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës.

“Tentative është nesër (e mërkurë) megjithatë akoma e pakonfirmuar ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, ka thënë Grubi. Ndryshe, në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e Qeverisë.

Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasin se cila do të jetë tema kryesore e takimit – një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button