QSA Kumanovë: Me 350 euro në vit mbështet një familje në projektin “Bukë dhe shpresë”

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë prej vitit 2012 realizon projektin “Bukë dhe shpresë” ku brenda vitit realizon gjashtë shpërndarje me produkte bazë ushqimore për familjet e varfra nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës. Kjo gjë realizohet fal donatorëve të brendshëm dhe mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë dhe gjetiu.

Çmimi për një familje mesatare me të gjitha shpenzimet e transportit dhe administrative është 350 euro në vit. Për vitin 2016 QSA në Kumanovë ka përkrahur 32 familje, ndërsa tani apelon deri tek të gjithë dashamirët e punës humanitare dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të marrin nën përkujdesje një familje të varfër në Komunën e Likovës dhe Kumanovës.

Të gjithë të interesuarit për të përkrahur një familje të varfër për vitin 2017 mund që të paraqiten në zyrat e QSA-së në Kumanovë ose edhe në adresën e internetit [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button