Nis faza finale e kërkimeve të avionit të Malaysia Airlines

Anija e fundit është nisur nga Australia, në kërkim të avionit të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, njofton REL.

Avioni, me 239 veta në bord, është zhdukur qysh në mars të vitit 2014.

Ai ka qenë duke fluturuar nga Kualla Lampuri për në Pekin dhe besohet se është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian.

Anija Furgo Equator, në pronësi holandeze, është nisur nga porti Fremantle i Australisë.

Anija pritet t’i përfundojë kërkimet në fillim të vitit 2017.

Zyrtarët kanë thënë se do t’i pezullojnë kërkimet nëse avioni nuk gjendet deri atëherë.

Disa anije kanë marrë pjesë në operacionet e kërkimit, por ato nuk kanë gjetur asnjë copë të vetme të rrënojave apo të dhëna për vendndodhjen e avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button