Trump shpall sot zgjedhjen për Sekretar të Shtetit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shpallë sot zgjedhjen e tij për postin e Sekretarit të Shtetit, njofton REL.

Trump, përmes postimit në Twitter, nuk tha se kush do të jetë, por media si Fox News, AP dhe Reuters raportuan se Rex Tillerson, shef ekzekutiv i korporatës së naftës Exxon Mobil, është zgjedhja e Trumpit për postin e kryediplomatit.

Këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, u ka thënë gazetarëve se përvoja e gjatë biznesore e Tillersonit, me projekte të shpimit në Rusi, e ka bërë atë “kandidat kryesor” për këtë post.

“Jam i shqetësuar. Është shumë mirë e ditur se ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin”, ka thënë republikani John McCain, kryerar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button