Franca kërkon veprimin e OKB-së ndaj “terrorit” në Alepo

Franca u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të përdorin të gjithë mekanizmat për të përcaktuar se çfarë po ndodh në qytetin e rrethuar të Alepos në Siri dhe paralajmëroi Rusinë se po rrezikon të bëhet pjesëmarrëse në akte “të hakmarrjes dhe terrorit” atje, transmeton REL.

Me shtimin e raporteve të paverifikuara për mizori kundër një numri të madh të civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë, të kryera nga forcat e Qeverisë siriane, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se ndërprerja e armiqësve është më urgjente se kurrë.

“Mbështetësit e regjimit, nisur nga Rusia, nuk mund ta lejojnë këtë logjikë të hakmarrjes dhe terrorit, pa rrezikun e përfshirjes”, tha Ayrault.

“U bëj thirrje Kombeve të Bashkuara që të përdorin, pa vonesa, të gjithë mekanizmat, për të shpërfaqur të vërtetën e asaj që po ndodh në Alepo, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të mos lejojë që krimet të mbeten të pandëshkuara”, tha Ayrault.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button