Një person është lënduar nga të shtënat në qendër të Ohrit

Një person është lënduar më rëndë në të shtënat të cilat mbrëmë para mesnate ndodhën në një objekt hotelierik kundrejt postës qendrore në Ohër.

Zëdhënësi i SPB Stefan Dimoski e konfirmoi informacionin, me sqarimin se incidenti ka ndodhur në orën 23:45 dhe se në të kanë marrë pjesë dy persona. Më pas ka pasuar debat midis tyre me ç’rast një person ka nxjerrë pistoletë dhe me disa të shtëna i ka shkaktuar lëndime të rënda tjetrit në pjesën e këmbëve.

I lënduari pas incidentit është transferuar në Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” ku është hospitalizuar, ndërsa pjesëmarrësi tjetër në zënkë është arratisur, por për një kohë të shkurtër është gjetur nga policia dhe është arrestuar.

Më shumë informacione SPB Ohër do t’i kumtojë gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button