Kush është vogëlushja që shoqëroi Rozanën në skenë

Rozana Radi u shpall fituese e edicionit të 18-të të Festivalit “Kënga Magjike” me këngën e saj të veçantë “Ma thuaj ti”, ajo që la përshtypje përveç tekstit dhe këngës së fuqishme ishte edhe vogëlushja që e shoqëroi atë në skenë.

Që nga paraqitja e parë e këngës, vogëlushja që shoqëronte Rozanën në skenë me një arush në krah dhe një interpretim të shkëlqyer, ka qenë më e komentuara deri më tani.

Por kush në fakt është kjo vogëlushe?

Ajo quhet  Bianka Toçila, është vetëm 7 vjeçe e gjysmë dhe për të kjo është hera e parë që interpreton para publikut.. Dhe është pikërisht Rozi ajo që e ngjit në skenë në formën më të bukur të mundshme por ndoshta edhe më të trishtë, pasi Bianka ka rolin e një vajze së cilës i duhet të dëgjojë grindjet e së ëmës dhe të atit, një marrëdhënie drejt fundit.

Por ajo që është interesante në këtë interpretim është fakti që Rozi e ka ruajtur Biankën nga ky subjekt i trishtë duke mos i treguar asgjë.

“Fëmijët duhen mbrojtur. Unë nuk mund t’i tregoja një fëmije aq të vogël e të brishtë që do bësh këtë e atë. Jo, unë e lashë Biankën në natyrshmërinë e saj dhe i thashë vetëm: Çfarë do bëje ti për të mbrojtur mamin nëse ajo rrëzohet?” rrëfen këngëtarja për newsbomb.al

Dhe duket se Bianka “rrëzimin” e Rozanës e ka zbërthyer  vetiu në një mënyrë të tillë që na ka mrekulluar të gjithëve.

Se Bianka e do shumë punën dhe është e përkushtuar në atë që bënë, flet edhe fakti se ajo qëndroi e zgjuar edhe deri pas mesnate për të pritur shpalljen e fituesit të festivalit dhe bashkë me Rozanën përsëri u ngjit në skenë për të interpretuar rolin e saj, kohë kur moshatarët e saj veç më kanë qenë në gjumë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button