OSBE: Rezultatet preliminare nga vëzhgimi do të dalin nesër

Shpresojmë që sot do të jetë ditë e qetë zgjedhore pa probleme, pasi që Maqedonisë i janë të patjetërsueshme këto zgjedhje dhe të del nga kriza politika e cila po zgjatë 2 vite, deklaroi shefi i vëzhguesve nga delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azaj Gulijev, gjatë vizitës së vendvotimit numër 5 në Gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup, njofton Portalb.

Ai theksoi se vlerësimet preliminare për rrjedhën e zgjedhjeve do të jenë të dhëna gjatë ditës së nesërme, pasi që të sublimohen vërejtjet dhe  rezultatet nga vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve.

Ai theksoi se kanë 250 vëzhgues afatshkurta të cilët janë të ndarë në tërë vendin.

Guliev e vizitoi vendvotimin bashkë me koordinatorin special i cili është përgjegjës për udhëheqjen e misioneve afatshkurta të OSBE-së në Maqedoni, Roberto Bateli.

Bateli pajtohet me qëndrimin e koleges së tij se vlerësimi mund të jepet pasi të mbarojë procesi zgjedhor. Deri më tani, shtoi asi, nuk ka informata për mangësi në vendet zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button