Bardhi e Ejupi “mbretërit” e kampionateve të Hungarisë dhe Kroacisë

Futbollisti shkupjan dhe anëtari i reprezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në kampionatin më të fort të Hungarisë duke shënuar gola.

Edhe në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Ujpest ka luajtur si nikoqire kundër Debrecen, Bardhi ka shënuar golin e dytë, që ishte edhe vulë për fitoren 2:0. Për Enis Bardhin ky ishte goli i tetë sezonal, duke e ngjitur ekipin e tij në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa tani ai është në mesin e golashënuesve më të mirë të kampionatit, që e ndan pozitën e parë me Marko Gjuriqin i ekipit Ferencvarosh dhe Robert Fereshin që luan për Videoton, të cilët gjithashtu kanë të shënuar nga tetë gola.

Ndërkohë edhe shkupjani tjetër, Muzafer Ejupi ka shënuar gol në fitoren e Osijekut ndaj Istrës në fushë mysafire për rezultat 1:3. Edhe Ejupi është në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit kroat, duke u renditur në pozitën e tretë me shtatë gola të shënuar, ndërsa ekipi i tij Osijeku ndan pozitën e tretë me Hajdukun me nga 37 pikë. /Portalb.mk /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button