Jona e FSHF-së kundër “reklamimit” të faljeve fetare në Facebook: Feja nuk është marketing

Në një status të postuar në “Facebook”, Drejtoresha e Marrëdhënieve me mediat në FSHF, Jona Dervishi ka reaguar ndaj postimeve të ritualeve fetare në rrjetet sociale. Ajo ka shprehur indinjatën e saj për të gjitha rastet e publikuara, që sipas saj nuk janë aspak normale, duke e cilësuar si ekzagjerim dhe deri diku abuzim.

Jona pranon se edhe vetë është besimtare dhe se poston shpesh herë citime fetare, por nuk i duket etike shfaqja e momenteve te faljeve apo ritualeve fetare në “Facebook”. Në fund, zëdhënësja e FSHF-së shprehet se feja është diçka hyjnore mes njeriut dhe asaj çka ai beson, por publikimi i ritualeve në rrjetet sociale është bërë margeting dhe kjo sipas saj nuk është aspak pozitive.

untitled

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button