Muslimanët e Arakanit tregojnë vuajtjet dhe persekutimet

Abdul Hossain dhe Zohir Ahmed, dy muslimanët e ikur në Bangladesh për shkak të sulmeve të ushtrisë së Nyanmarit në Arakan tregojnë vuajtjet dhe persekutimet e tyre.   Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Hossain tregon për sulmet e ushtrisë së Nyanmarit të cilat nisën më 9 tetor.

Duke thënë se ushtria dhe budistët sulmuan fshatrat e tyre, Hossain thotë: “Gjatë bastisjes ata i hodhën njerëzit në zjarr. Përdhunuan gratë dhe vajzat. Madje përdhunuan edhe vajzat e vogla. Më pas i rrihnin ata për vdekje. Më pas gratë dhe vajzat i vrisnin. I mbyllnin njerëzit në shtëpitë e tyre dhe i digjnin të gjallë. Në fshatin tonë vranë një të moshuar me armë zjarri dhe 3 gratë që ndodheshin në shtëpinë e tij i përdhunuan. Në fshatin tim kishte 400 shtëpi, të gjitha i dogjën.”

Abdul Hosain thotë se ai ka 5 motra dhe 3 vëllezër, por që nuk e di se ku janë. Hossain në vijim thotë se ende nuk e di se kur ka për të marrë fund persekutim dhe shpjegon se kjo situatë vazhdon që prej vitit 2012. Ai shpjegon se ka arritur të arratiset drejt Bangladeshit duke kaluar përmes pyjeve dhe përmes një lumi.

– “Na torturojnë vetëm se jemi muslimanë”

Ndërsa Zohir Ahmed i cili ndodhet në Bangladesh thotë se gjatë bastisjes së fshatit të tij ushtria ka torturuar banorët.

Duke theksuar se ushtria e Nyanmar-it i ka torturuar muslimanët e rajonit Rohingy, vetëm se i përkasin kësaj feje, Ahmed në vijim thotë se e vetmja gjë që kërkon është të jetojë si në të kaluarën, i qetë dhe me të gjitha të drejtat e njeriut.

Ahmet thotë se ka ikur natën nga zullumi i ushtrisë së Nyanmar-it dhe më pas shton: “Jetojmë në kushte shumë të vështira. Nuk jetojmë si njerëz në këto kampe.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button