Maqedonia në grup me Kosovën për Botërorin 2019

Reprezentacioni i Maqedonisë në basketboll pas rezultateve shumë të dobëta, tani më është në një fazë të re, ndërsa për kualifikimet në fazën që do të garojë që të zë një vend për Kupën e Botës 2019, fillimisht duhet të kalojë fazën e parakualifikimeve.

Grupet për ndeshjet parakualifkuese
Grupet për ndeshjet parakualifkuese

Kështu që Maqedonia është në Grupin C ku aty bën pjesë edhe Kosova dhe Estonia. Ndeshjet, që nisin në verën e vitit të ardhshëm, do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa vetëm ekipet që do të jenë të parat në grup do të sigurojnë vend në fazën e dytë të kualifikimeve.

Parakualifikimi përballë 32 reprezentacione evropiane, nga të cilat 12 do të jenë pjesë e Kupës së Botës. Ndërkohë Shqipëria është në një grup shumë të vështirë, ku përballë do të ketë Holandën dhe Austrinë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button